Vetëvritet aktori i njohur
Aktori amerikan, Harlan Bengel i cili u bë i njohur në rolet ‘Phantom of the Opera’ dhe ‘War Horse’ u gjet i varur në ‘Central Park’ e cila sipas mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ai u gjet nga person i cili lajmëroj policinë, sipas dëshmitarëve Bengel kishte të lidhur rreth kokës një litar ndërsa në kokë kishte të vendosur një qese plastike.

“Ai ishte një djalë i mirë. Ishte aktor dhe balerin i talentuar” tha një fqinjë i tij.
Aktori kishte vuajtur më parë nga kriza nervore, ndërsa në xhepin e pantallonave kishe lënë një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk bëhet me dije.

Pak kohë më parë ishte ndarë nga bashkëshortja, Jennifer me të cilën ende ishte i afërt, ai së fundi kishte jetuar në Washington Heights./Indeksonline/