75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / AR

Varrimi i Liam Payne-t mbahet këtë javë, nuk ftohet miku i ngushtë

Këtë javë do të varroset ylli i “One Direction”, Liam Payne.

Siç raportojnë mediat e huaja, miku i tij i ngushtë Rogelio “Roger” Nores, nuk do të marrë pjesë, transmeton Indeksonline.

Pas vonesave për shkak të hetimeve, trupi i tij iu dha vetëm pak kohë më parë familjes dhe varrimi tani mund të bëhet këtë javë.

Një burim tha se familja e Payne-s dëshiron që ceremonia e funeralit të kryhet pa probleme dhe do të ishte më mirë që Nores të mos vinte.

Duket se ata dyshojnë për vdekjen e të birit, pasi sipas përshkrimit të tyre, thuhet se Rogelio e ka shoqëruar Payne-n ditët e fundit para se të vdiste./Indeksonline/

Liam u bë i famshëm me grupin One Direction. Ai është fotografuar me shokët e grupit (majtas-djathtas) Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik