Vaji i bën bashkë LDK-në, PDK-në, AAK-në e Vetëvendosjen [Foto]
Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje sot janë bërë bashkë si asnjëherë më parë.
Në Gjilan është hapur fabrika e vajit ushqimor “Floil” me pronar Fejzullah Mustafa. Ky i fundit kishte ftuar anëtarë të të gjitha subjekteve politike, madje edhe iu dha të drejtën të mbajnë fjalime.
Kryetari aktual i Gjilanit Lutfi Haziri ishte bashkë me bashkpartiakun e tij Avdullah Hoti. Haziri synon edhe një mandat për kryetar të Gjilanit.
Nga PDK-ja ishte Zenun Pajaziti deputet i PDK-së e po ashtu edhe Ahmet Isufi i AAK-së. Të dy këta vijnë nga komuna e Gjilanit.
Në përurim nuk mungoi edhe deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti. E në këtë rast s’kishte se si mos të jetë prezent edhe deputeti Sami Kurteshi. Kurteshi do të përballet në balotazh për kryetar të Gjilanit me Lutfi Hazirin e LDK-së.