Vaji i ullirit për flokë të thatë
Dielli i fortë në verë dhe mungesa e lagështisë në dimër e thajnë jashtëzakonisht shumë flokun duke shteruar gjithë gjallërinë e tij.
Për të zgjidhur këtë problem mund të përdorni vaj ulliri.
Vendosni një peshqir mbi shpatulla dhe krihni flokAt ngadalë.
Hidhni një lugë çaji me vaj ulliri në pëllëmbën e dorës dhe më pas me të masazhoni flokët deri në fund.
Për të siguruar një përthithje më të mirë përdorni një tharëse me temperaturë mesatare për disa minuta.
Nëse floku është pjesërisht i tharë, vajin mund ta mbani për 45 minuta.
Nëse keni kryer trajtime për ngjyrosjen e flokut, atëherë vajin mbajeni për 2 orë ose gjatë gjithë natës.
Më pas mund ta lani flokët me shampo dhe t’i shpërlani me ujë.