13:18 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vaji nga farat është më i mirë për kolesterolin se vaji i ullirit

Një analizë e të dhënave nga dhjetëra studime zbulon se zëvendësimi i yndyrës së ngopur në dietë me yndyrë të pangopur redukton kolesterolin e lipoproteinës me dendësi të ulët. Përveç kësaj, nga yndyrnat e pangopura, vajrat e farës, si luledielli, kanë efektin më të fortë.

Ky studim ishte i pari që kreu një analizë që lejon ndikimin e disa vajrave dhe yndyrna të ngurta në lipidet e gjakut, për t’u vlerësuar në një model të vetëm, transmeton Indeksonline.

Shumë prej tyre kanë krahasuar efektin e zëvendësimit të një ushqimi të pasur me yndyra të ngopura, të tilla si gjalpë ose sallo, me një të pasur me yndyra të pangopura, si vaji i ullirit me bazë bimore dhe luledielli. Megjithatë, dëshmitë e bëjnë të vështirë për të gjetur se cilat prej vajrave të shumta të bimëve kanë përfitimin më të madh.

Për këtë qëllim, Dr. Schëingshackl dhe ekipi përdorën një teknikë statistikore të quajtur ‘meta-analiza e rrjetit’, e cila po fiton terren në hulumtimin shëndetësor, si një mënyrë për të mbledhur prova nga sasi të mëdha të të dhënave, nëpërmjet përdorimit të “krahasimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta”./Indeksonline/