75 Mall Live Search
13:50 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vajërat esenciale bëjnë mrekulli për flokët tuaj

Flokët të bukura janë një thesar i vërtetë për këdo dhe vajërat esenciale janë ndihmëtare të shkëlqyeshme për ta arritur këtë qëllim.

Janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe mund të përdoren për kujdesin e flokëve, për forcimin e tyre, për rritjen, për riparimin e dëmtimeve dhe si një ilaç efektiv kundër humbjes së flokëve.

Vajërat esenciale janë përdorur për qindra vjet dhe studiuesit kanë zbuluar se ata janë shumë të efektshëm për kujdesin e flokëve.

Ne kemi përgatitur një listë që do t’ju ndihmojë të zgjidhni në mënyrë korrekte vajërat esenciale ose përzierjen e tyre, që do të trajtojnë çdo lloj problemi të flokëve. Mos e humbisni bonusin që kemi përgatitur në fund.

Nëse keni flokë të thatë, përzieni 5-7 pika vaj esencial me një lugë gjelle vaj ulliri, kokosi, misri ose vaj avokadoje. Masazhojeni në lëkurën e kokës me gishta, lëreni për disa orë dhe pastaj shpërlajeni.

  • Vaj i drurit të sandalit vendoset në flokë të thatë dhe të dëmtuar;
  • Vaji i livandos është veçanërisht i dobishëm për këtë qëllim, sepse ndihmon rregullimin e prodhimit të sebumit, si dhe vepron në lagështi;
  • Vaji Ylang-ylang kontrollon përmbajtjen e yndyrës së lëkurës dhe rrit elasticitetin e flokëve;
  • Vaji i barbarozës balancon prodhimin e vajit të flokëve si dhe e kushtëzon atë;
  • Vaj i Jaseminës u jep flokëve lagështi dhe i bën ata më të butë. Ju lutemi vini re: Vaji esencial i Jasminës nuk duhet, në asnjë mënyrë, të përdoret nga gratë shtatzëna ose nënat që ushqejnë me gji!