75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 07 Janar 2022 / kutia

Vajton nëna e Djokovic: Fola në telefon, ishte i mbyllur në një dhomë me plot insekte

Nëna e Novak Djokovic ka rrëfyer bisedën telefonike që ka bërë me djalin e saj, i cili është karantinuar në një hotel në Melbourne.

Dijana Djokovic ka thënë se djali i saj po qëndron i mbyllur në një dhomë me plot insekte.

“Kam biseduar në telefon me të. Ai po trajtohet si një i burgosur. Po qëndron i mbyllur në një dhomë të ndyrë, me plot insekte. U përpoq të flinte, por nuk mundi. Shpresoj që Novak ta fitojë këtë betejë dhe të jetë i fortë. Ai nuk është hotel, por një dhomë insektesh ku shërbehet ushqim i neveritshëm. Ata nuk ia dhanë mundësinë të transferohej në një objekt tjetër, apo të merrte me qira një shtëpi” ka thënë nëna e Djokovic./Indeksonline/