08:43 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza 12- vjeçare lind fëmiun e saj, mbeti shtatëzënë nga vëllau i saj thjeshtër!

Një vajzë 12-vjeçare nga një qytet i Australisë ka lindur fëmiun e saj. E mitura mbeti shtatëzënë nga vëllau i saj thjeshtër.

Sipas informacioneve të para ajo dhe fëmija i saj gëzojnë shëndet të mirë, dhe të dy janë të vendosur në kampusin e shëndetësisë në Peel, transmeton Indeksonline.

“Është një situatë shumë delikate dhe e ndjeshme, por ne jemi të shqetësuar kryesisht për të siguruar të mirën për ta, mekanizma mbështetës”, ka thënë komisioneri i Policisë, chris Dawson.

Ndërkohë që lidhur me këtë rast po vazhdojnë hetimet.

Vajza dhe vëllau i saj thjeshtër mund të akuzohen për përfshirje në aktivitete seksuale, pasi që të dy janë nën moshën 16- vjeçare.

Vajza tha se nuk ishte në dijeni se ajo ishte shtatzënë derisa ajo lindi! /Indeksonline/