75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vajza 20-vjeçare humb jetën 2 javë pas përdhunimit brutal, nga 4 burra në Indi!

Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë pas një përdhunimi çnjerëzor nga katër burra në Indi.

Burrat e sulmuan vajzën e re, më 14 shtator, pranë shtëpisë së saj në rajonin e Hathras, rreth 60 milje larg nga Delhi.

Viktima ishte në gjendje të rëndë që prej përdhunimit që e la të paralizuar me kurriz të thyer.

Vajza po mblidhte bar pranë shtëpisë së saj në momentin që u tërhoq në një fushë të mbjellë me drithëra nga sulmuesit, ku u përdhunua barbarisht.

Vëllai i saj tha për mediat: “Nëna motra dhe vëllai i madh shkuam në fushë për të mbledhur bar. Në fund kishin mbetur në fushë vetëm nëna dhe motra. Dy femrat ishin pak larg nga njëra- tjetra, kur katër a pesë veta erdhën nga prapa dhe lidhën shallin e motrës sime në qafë dhe e tërhoqën në fushën e bajra (lloj drithi). “Nëna ime e kuptoi se ajo ishte zhdukur dhe shkoi ta kërkonte. Motra ime u gjet pa ndjenja. Ata e kishin përdhunuar. Policia nuk veproi fillimisht, ata nuk na ndihmuan. Vepruan vetëm pas katër-pesë ditësh”

Katër sulmuesit janë arrestuar dhe tashmë do të akuzohen për vrasje, përveç përdhunimit.

 “Të katërt të akuzuarit janë arrestuar. Familjes së viktimës i është dhënë mbështetje financiare prej Rs 10 lakh (€13.000), tha gjykatësi i Hathras.