Vajza 22 muajshe vdes pas një gripi, prindërit dhurojnë organet e saj për të shpëtuar jetë të tjera!
Një burrë e një grua kanë përjetuar momentin më të vështirë të jetës së tyre.
Foshnja 22 muajshe, Coralynn Sobotik nga Nju Jorku ishte e sëmurë nga një grip i zakonshëm kur prindërit e saj vunë re se ajo po merrte me vështirësi frymëmarrje. Pas kësaj doktorët zbuluan se ajo fitoi vdekje cerebrale.
Coralynn ishte mundur nga komplikacionet e një virusi paragripal, dhe për fat të keq nuk do të zgjohej më.
Nuk ekziston dhimbje më e madhe se sa ajo e prindit që humb fëmijën e tij.

Por Meagan dhe Paul Sobolik nga ajo dhimbje zgjodhën që të lindte shpresa.
Prindërit zgjodhën të dhurojnë organet e vogëlushes për të shpëtuar jetë të tjera.
Duke mbajtur të shtrënguar dorën e saj të vogël, i kanë dhënë lamtumirën engjëllit të tyre të vogël, para se të dhuronin organet e saj për të shpëtuar jetën e personave të tjerë.
I gjithë spitali u ndal që ta përshëndeste si një heroinë dhe të nderonte dhuraten e jetës.

“Coralynna jonë fillimisht u bë një engjëll, tani është një superherionë”, është shprehur nëna e vogëlushes, Meagan Sobolik.
Zemra e Coralynn dhe mëlçia e saj shpëtuan jetën e dy fëmijëve, ndërsa veshkat e saj iu dhuruan një gruaje 41 vjeçare.
/Indeksonline/