Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës, policia jep detaje
Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në Repartin e Emergjencës në Suharekë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete.
“Më 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, Suharekë është sjell në Repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në konfirmim.
Bytyqi shtoi se lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për krime të rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
“Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, njoftoi ai.

