19:09 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vajza bëni sytë katër, këta janë meshkujt më tradhëtarë të horoskopit që s’duhet t’i lini kurrë vetëm

”Më tradhëton, s’më tradhëton! Më tradhëton, s’më tradhëton! Më tradhëton ose…” Nuk keni nevojë të numëroni petalet e luleve vajza, njihuni më poshtë me meshkujt më tradhëtarë të horoskopit, sipas renditjes nga vendi i parë tek i treti.

Shigjetari: Me siguri shumë Shigjetarëve nuk do t’u pëlqejë aspak ideja të lexojnë emrin e tyre në krye të listës, por përveç se aventuriërë të lindur njihen edhe si kampionë të tradhëtisë. Duke qenë shenjë zjarri, ai e urren rutinën e përditshme dhe i pëlqen shpeshherë të dalë nga zona e komfortit. I etur për të mësuar sa më shumë, ai përdor joshjen për të arritur qëllimet e tij dhe shpeshherë përfundon duke tradhëtuar partneren.

Binjakët: Binjakët mund të jenë shenja më e dyjëzuar e horoskopit, por kur bëhet fjalë për tradhëtinë duket se e humbin këtë tipar të tyrët. Besojeni ose jo, një mashkull Binjakët është don Zhuan i lindur, i cili di si të bëjë për vete një femër. Tejet kureshtarë, Binjakëve ju duket sikur të tjerët kanë diçka më të mirë se ata dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë. Sa më shumë njohje aq më mire për ta, por jo partneret e tyre.

Dashi: I njohur jo vetëm për kokëfortësinë, por edhe sharmin që e karakterzion Dashi bën pjesë gjithashtu në listën e meshkujve më tradhtarë. Spontanë dhe impulsivë, ata nuk e kanë të vështirë të realizojnë njohje të reja, por nuk qëndrojnë gjatë më ato që takojnë dhe ja mbathin në kërkim të diçkaje të re. Nga ana tjetër lum ato femra që kanë në krah meshkuj të shenjës së: Virgjëreshës, Demit, Bricjapit, Peshqve, Gaforres dhe Akrepit. Lumturohuni sepse keni fituar lotarinë duke pasur ne krah meshkujt më besnikë të zodiakut.