75 Mall Live Search
12:21 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Vajza e Admir Muratajt padi policisë pse e vrau

Familja e Admir Murataj padit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasjen e tij. Padia është depozituar nga vajza e Murataj.

Vetë avokati i familjes deklaroi për mediat se “ka dyshime të arsyeshme se Admir Murataj mund të jetë vrarë me dashje”.

Sipas tij, policia duhet të bënte arrestimin e tij.

“Dyshojmë se Admir Murataj është qëlluar për t’u vrarë dhe këtë duhet ta zbulojë hetimi” tha më tej avokati.

Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj Murataj vazhdon, pasi në mungesë të ekspertizës së vdekjes nga mjekësia ligjore gjykata shtyu për në 14 maj seancën për të vërtetuar se personi i vrarë është Admir Murataj.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.