75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vajza e Albëries, Anxhelina Hadergjonaj, sot feston ditëlindjen, merr urime të veçanta

Këngëtarja e njohur Anxhelina Ramosaj, e cila është vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonajt, sot feston një ditë të veçantë për të.

Ajo sot feston ditëlindjen e 27-të dhe ka marrë urime të veçanta nga miq dhe familjarë, shkruan Indeksonline.

Një urim të bukur e ka marrë edhe nga Beatrix Ramosaj, e cila është vajza e tezes së saj.

“Urime për këtë engjëll me një zë engjëllor dhe me zemrën më të butë në botë, t’i meriton gjithçka” , ka qenë urimi i Beatrixit drejtuar Anxhelinës.

Edhe ajo e ka falënderuar për këto fjalë të mira duke ia kthyer: “Shpirti im i bukur! Të dua”. /Indeksonline/