12:41 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vajza e Ardit Gjebresë e gëzuar, që prindërit e shoqëruan për në shkollë

Ardit Gjebrea është një këngëtar dhe prezantues mjaft i njohur për publikun shqiptar, e kështu edhe interesimi rreth tij është i madh, shkruan Indeksonline.

Ai aktivitetet e tij zakonisht i bën të ditura edhe nëpër mediat sociale, si përshembull në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 500 mijë fansa.

Së fundmi ai ka bërë të ditur përmes një fotografie se sot e kanë përcjellë vajzën e tij Anën në shkollë, së bashku me bashkëshorten, Anlia Gjebrea.

Kujtojmë se edhe vajza e vogël e Arditit, ka filluar që tashti karrierën në televizon, ku është parë të marrë pjesë në disa raste në emisionet e të atit. /Indeksonline/