75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Vajza e Astrit Deharit, vendosë lule mbi varrin e babait, në 4 vjetorin e vdekjes së tij

Vajza e Astrit Deharit, Asra, ka shkuar së bashku me familjarët tjerë për homazhe te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së.

Sot është përkujtuar Astrit Dehari në përvjetorin e katër të vdekjes së tij.

Homazhe tek varri i tij kanë bërë familjarë, miq dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

E lule tek varri i Deharit ka vendosur edhe vajza e tij, Arsa, e cila ende nuk ka mbushur katër vjet.

E veshur me bluzën me imazhin e babait të saj dhe ku shkruan: “Drejtësi për babin”, fotoja është mjaft prekëse.