75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Vajza e Aurela Gaçes mahnitë me performancën e saj në skenë

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për performancat e saj të flakta në skenë.

Si duket kjo qenka gjenetike, pasi që vajza e saj është vetëm 5 vjeç dhe ajo performoi në mënyrë të shkëlqyeshme përpara një publiku të gjerë, e veshur me një kostum ngjyrë rozë.

Pesë vjeçarja dhuroi atmosferë shumë të bukur, ndonëse, sipas Aurelës, ajo nuk e bëri si duhet koreografinë që kishte muaj që e mësonte përmendësh.

Videon e shpërndau vetë Aurela me anë të një postimi në Instagram.

Ky është postimi i plotë i artistes:

“Abi ime, e vogla e mamës .

Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën.

Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances….edhe mbi taka

Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh.

U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte.

Por çfare më gēzoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja.

Te des mama.

Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter.

Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës.

Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrên ( se si prind, sigurisht nuk do te me vinte mire ta shihja te trembur e të tërhiqej)

Nje lutje për fëmijet tanë…të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet.

Bukuroshja e shkathët si e ëma, rrëmbeu zemrat e publikut./IndeksOnline/