75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 27 Mars 2022 / AR

Vajza e Barack Obama pjesë e serialit të Donald Glover

Malia Obama, vajza 23-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama, është një nga autoret e serialit të ri të Donald Glover.

Aktori dhe reperi e tregoi këtë për revistën Vanity Fair, transmeton indeksonline.

“Ajo është jashtëzakonisht e talentuar,” tha Glover, i cili është gjithashtu krijuesi i serialit Atlanta . “Ajo është shumë e përqendruar dhe punon shumë”.

Nuk ka ende asnjë fjalë për serialin e ri të Glover. Bëhet fjalë për një personazh të ‘Beyoncé-sque’./Indeksonline/