10:10 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vajza e Demaçit tregon mesazhin që ia la babai për Kosovën

Vajza e veprimtarit të ndjerë, Adem Demaçit, Abetarja ka folur në ceremonin përkujtimore të babait të saj.

Ajo ka treguar kështu një mesazh që babai i kishte lënë për të vepruar çdo herë për të mirën e vendit, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, Demaçi çdo herë kishte pohuar që në mënyrë kolektive arrihet që të luftohet e keqja.

“Babai im kishte një mesazh që më la para se të sëmurej. Ai tregonte çdo herë se në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja, në këtë mënyrë asgjë ata s’mund t’i ndalte, por kështu si jeni nuk e njohin vetveten për një rrugë e për një qëllim. Babai i kombit sot u nda veç fizikisht fjalët dhe veprat e tij janë të përhershme”, tha vajza e Demaçit./Indeksonline/