75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vajza e deputetes kosovare del pozitive në Covid-19, bashkë me të edhe disa kolege në Repartin e Emergjencës

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka njoftuar se vajza e saj, Atlantida ka rezultuar pozitive në testin e bërë ndaj Covidit-19.

Vajza e deputetes po punonte si vullnetare në Repartin e Emergjencës.

Bashkë me të, kanë rezultuar pozitivë edhe kolegë të tjerë të punës.

“Pas katër muajsh përkushtimi e angazhimi vullnetar në vijen e parë kundër pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashkë me disa kolegë kanë rezultuar pozitivë pas testit të fundit me COVID 19-të.

Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë u uroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’u kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur COVID-19-të.
Shërim të shpejt”, shkruan Haxhiu në njoftim./Indeksonline/