Vajza e Donald Trump blen tokë në Miami tek “Bunkeri i të Pasurve” për 30 milionë dollarë

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me burrin e saj, Jared Kushner kanë blerë tokë në Miami, saktësisht në Ishullin “Indiana Creek”. Ky vend po ashtu quhet si “Bunkeri i të Pasurve”, për shkak të sigurisë që ofron, raporton “Page Six”.
Sipas raportimeve, çifti ka shpenzuar 30 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Në këtë ishull jetojnë miliarderi, Carl Icahn, ish-trajneri i futbollit, Don Shula, modelja Adriana Lima dhe shumë persona të tjerë të njohur.
Çifti pritet të largohen nga qyteti i New Yorkit, por pritet që ta mbajnë apartamentin e tyre./Indeksonline/