13:20 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Vajza e Eminem i jep fund beqarisë

Hailie ka qenë shpesh një prej muzave më të bukura të Eminem dhe të gjithë e mbajnë mend si një vogëlushe të këndshme, me flokë biondë, së cilës reperi i ka dedikuar një nga këngët më të bukura, “Mockingbird”. Epo sot, Hailie është rritur, madje ka shpallur edhe fejesën.

Ajo ka ndarë lajmin fantastik në Instagram, ku shihet mjaft e lumtur dhe e dashuruar me partnerin e saj Evan. Dyshja është takuar në universitet në vitin 2016. Pas 7 vitesh, ata shpallën fejesën.
 
Ndjekësit, sigurisht e uruan, ama donin të dinin nëse Evan i kërkoi leje Eminem-it për t’u fejuar me vajzën e tij.
 
“A e kaloi testin e freestyle?”, komentoi dikush.

“Më mirë të mos të ta thyejë zemrën, sepse një diss do të vijë”, tha dikush tjetër.

“Burri më i guximshëm në botë”, u shpreh dikush tjetër.
 
Mund të duken si shaka, ama fansat e Eminem e dinë që fjalët janë mëse të vërteta!