Vajza e Eni Kocit dhe Genc Prelvukajt feston sot ditëlindjen, ky është urimi i veçantë që i bëri këngëtarja

Adea, vajza e këngëtares, Eni Kocit dhe Genc Prelvukajt feston sot ditëlindjen.
Ajo ka mbushur plotë 3 pranvera, shkruan IndeksOnline.
E urimi që Eni i ka bërë vajzës me këtë rast, është tejet i veçantë.
Këngëtarja ka shkruar se këto 3 vite kanë qenë të mbushura me dashuri të pastër, e uron për Adean të mirat e Zotit.
”3 vite dashuri të pastër, 3 vite që zemra jonë rreh për ty, Adea
Gëzuar ditëlindjen jeta jonë!
I lutem Zotit të të bekoj me jetë të gjatë, shëndet, dhe lumturi pa fund.
Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë — dhe do jenë gjithmonë këtu, në çdo hap të jetës tënde Happy Birthday Adea” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.