20:34 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Vajza e Ermal Fejzullahut e do çdo moment pranë vetes babanë

Një nga emrat më të lakuar dhe këngëtarët më të pëlqyer është edhe Ermal Fejzullahu.

Përveç një artist i kërkuar dhe i suksesshëm, ai shpesh ka treguar se është edhe një bashkëshort dhe prind i përkushtuar.

Së fundmi Ermali në llogarinë e tij Instagram ka postuar një fotografi mjaftë të ëmbël, ku shihet me vajzën e tij, Erën e cila nuk po ia lëshon dorën atij, teksa këngëtari po del me veturë nga shtëpia.

Ndërsa këngëtari ka shkruar: Jeta e babit Era!

Me siguri që Erës i mungon babai i saj, kur ai është duke kënduar nëpër koncerte para adhuruesve të tij./Indeksonline/