Vajza e Fjolla Morinës reagon pas situatës në Big: “Janë fëmijët ata që lëndohen më së shumti”
Pas deklaratave të bëra së fundmi në shtëpinë e Big Brother, që përfshinin akuza ndaj këngëtares Fjolla Morina, ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, e cila shprehet e tronditur nga situata e krijuar.
Në reagimin e saj, ajo thekson se ka mbetur pa fjalë nga deklaratat e një banoreje të shtëpisë, duke zgjedhur të mos e përmendë emrin, pasi sipas saj akuzat janë bërë pa menduar për pasojat, përcjell Indeksonline.
Ajo shton se situata e ditës së sotme ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa fjalët e thëna në emision, sipas saj, janë menaxhuar me maturi nga nëna e saj.
Megjithatë, ajo vë theksin te fakti se përtej debateve televizive, janë fëmijët ata që lëndohen më shumë në këto situata, kur prindërit e tyre akuzohen publikisht.
“Respekt për ju, por kurrë për personat e lig,” përfundon ajo reagimin e saj, duke lënë të kuptohet zhgënjimin dhe dhimbjen që kjo situatë ka shkaktuar në familjen e saj.
Ndryshe, pas situatës së krijuar, Fjolla e la shtëpinë duke hequr dorë nga çmimi i madh./Indeksonline/


