Vajza e Gani Kocit hap GoFundMe: Ju lutem ndihmoni babin tim

Gani Koci, ish-zëvendësministër dhe figurë e njohur publike, po përballet me një sëmundje të rëndë.
Vajza e tij, Enkelë Koci, ka bërë një postim emocionues në rrjete sociale, ku ka kërkuar ndihmë për trajtimin e babait të saj.
Ajo ka rrëfyer se tash e një vit ka kërkuar ndihmë financiare nga familjarë, miq e të panjohur për shërimin e babait të saj.
“Aspak te lehte se kom pas kur kom fillu me ju kerku familjareve, shokeve, e te pa johurve pare para nji viti.Kom ardhe edhe ne Amerike qe naturisht edhe per karrieren teme, mirepo ma se shunti qe me ja heq barren e trajtimit babes tem qe aq shume dha per mu, motrat, vllaun e krejt familjen”, ka shkruar ajo.
Ajo shprehet se terapia e të atit sigurohet vetëm nga familja dhe jo nga shteti, duke e konsideruar të pamundur të mos i hyjë kësaj rruge.
“Tash mo ndoshta edhe jemi bo bajat, ama e du babin ma shume se jeten, e me duhet ai me jetu! Sic e dini terapine e sigurojme ne, jo shteti, mu dasht pa qare me i hy edhe ksaj pune, por e thash s’pata qare”, ka shkruaj vajza e Gani Kocit
Tutje ajo ka shtuar se edhe pse babai i saj e kishte lutur që të mos e bënte këtë hap, dashuria për të ka qenë më e madhe se çdo gjë tjetër./Indeksonline/