16:11 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Vajza e ish-ministrit kosovar po përfaqëson Kosovën në festivalin ‘Young Europe’ në Kiev

Vajza e ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Yllza, po përfaqëson Kosovën në festivalin ‘’Young Europe’’ që po mbahet në Kiev të Ukrainës.

Ish-ministri Bajrami përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vajza e tij bashkë me Ilda Nuhiun dhe Edisa Ahmetin po e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në festivalin ‘’Young Europe’’ që po mbahet në Kiev të Ukrainës.

Postimi i plotë i tij:

Nuk ka gëzim më të madh për një prind sesa kur sheh arritjet e fëmijëve.

I lumtur dhe shumë krenar me paraqitjen e vajzës sime Yllzës në festivalin ‘’Young Europe’’ që po mbahet në Kiev të Ukrainës.

Ajo bashkë me Ilda Nuhiun dhe Edisa Ahmetin po e përfaqësojnë denjësisht Kosovën. Vajzat tona janë kualifikuar për në finalen e këtij festivali prestigjioz.

Dua të falenderoj edhe drejtoreshën e QKA “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiun, për punën e palodhshme dhe kontributin e saj që zëri i vajzave tona të dëgjohet edhe në Ukrainë.

Yllza ime me shoqe e ngritën lart flamurin e Kosovës në një vend që nuk e njeh shtetin tonë.

Suksese vajza!