Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, ia dhuron Xhavit Halitit fotografinë me Thaçin e Veselin
Kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Halitit i është dhuruar fotografia e ish-krereve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit nga vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala.
Haliti ka thënë se ky moment e ka mbushur me emocione të fuqishme, duke e rikthyer në ditët më të vështira, por edhe më të ndershmet e jetës.
“Lufta e UÇK-së ishte e pastër si ideali që e lindi: një betim i shenjtë për liri, i shkruar me sakrificë dhe i vulosur me gjak. Prandaj, besoj pa asnjë dyshim në lirinë e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës”.

