Vajza e Joe Bidenit akuzon publikisht burrin për tradhti, poston foton e tij me të dashurën!

Vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden, Ashley Biden, përmes rrjeteve sociale akuzoi publikisht bashkëshortin e saj, mjekun Howard Krein, për një lidhje jashtëmartesore vetëm një ditë para se të paraqiste kërkesë për divorc pas 13-vjetësh martesë.
Në InstaStory, ajo postoi një foto të çiftit nga prapa, ndërsa ecnin në trotuar të kapur për dore. “Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore” dhe zgjodhi këngën “Another” të Notorious BIG dhe Lil’ Kim, e cila flet për tradhtinë, si muzikë në sfond.

Një ditë më vonë, Ashley, 44- vjeçare, një punonjëse sociale dhe vajza e Jill Bidenit, paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në Filadelfia. Ashley Biden dhe Howard Krein u martuan në qershor të vitit 2012.
Ata filluan të dilnin në vitin 2010 pasi u njohën nëpërmjet vëllait të saj, Beau Biden. Dyshja u fejua në tetor të vitit 2011. Krein i propozoi martesë gjatë një perëndimi dielli në Kaliforni.