Vajza e Joe Bidenit po divorcohet

Vajza e ish-presidentit Joe Biden, Ashley Biden, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, kirurg plastik, dr. Howard Krein, pas më shumë se 13 vjetësh martesë.
Ashley, 44 vjeç, i paraqiti dokumentet në Gjykatën Bashkiake të Filadelfias të hënën, konfirmoi “The Post”.
Biden dhe Krein u martuan në Greenville, Delaware, në qershor 2012 – dy vjet pasi u prezantuan nga vëllai i saj i madh i ndjerë, Beau Biden.
Detajet rreth shkakut të divorcit nuk dihen.
Krein është otorinolaringolog dhe kirurg plastik në spitalet universitare “Thomas Jefferson” në Filadelfia. Përpara divorcit të tyre, çifti jetonte në Filadelfia./Indeksonline/