21:00 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Vajza e Johnny Depp i lë pak vend imagjinatës

Vajza e Johnny Depp, Lily-Rose Depp u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo kur u dha fansave një paraqitje të shkurtër të look-ut të saj në serialin e saj të ri televiziv, The Idol.

Aktorja i mahniti të gjithë e veshur me të brendshme rozë duke i lënë pak vend imagjinatës, me qëllim promovimin e serialit. Flokët e saj të gjata bjonde me fije rozë i mbajti të lëshuara. “Wow” dhe “Perëndeshë”, ishin disa nga komentet e fansave.

Roli i Lily-t në shfaqje do të shënojë debutimin e saj televiziv dhe sigurisht që kjo ka krijuar shumë emocione për të. Drama ka të bëjë me një udhërrëfyes shpirtëror, i cili hyn në një marrëdhënie të ndërlikuar me një yll popi. Së bashku me Lily dhe The Weeknd, yje të tjerë që pritet të shfaqen janë Troye Sivan, Debby Ryan, Steve Zissis dhe Jennie nga Blackpink.