Vajza e mbesa i vdiqën, Ajeti ende ka shpresë se gruaja e tij është gjallë
Pamje të trishta vijnë nga “Lagjja 18” në Durrës, te pallati 6- katësh. Është Ajeti, kryefamiljari i Meçaj, në kërkim të gruas së tij, Roza…
Vetëm pak orë më parë, nga ato rrënoja ka nxjerr trupat e pajetë të vajzës 30-vjeçare Diena dhe mbesës 8-vjeçare. Midis temperaturave të ulëta, të natës së errët, ai ka ende shpresë për të gjetur gjysmën e tij, gruan të gjallë nga rrënojat.
“Vetëm mbesa të më shpëtonte, se e kisha rritur vetë”, janë fjalët e tij teksa vijon kërkimet dhe nuk ka lënë kukull të 8-vjeçares pa prekur me dorë.