75 Mall Live Search
18:50 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vajza e Miriam dhe Albanit trashëgon talentin për muzikë nga prindërit

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani përveç se janë mjaft të komentuar për lidhjen e tyre, ata konsiderohen edhe prej këngëtarëve më të talentuar.

Çifti i njohur janë prindër të një vajze e cila kohë më parë mbushi 3 vite, shkruan Indeksonline.

E si duket vogëlushja simpatike tashmë ka filluar të shfaq talentin për muzikë.

Në një video të publikuar nga Miriam dëgjohet zëri i ëmbël i vajzës Ameli e cila si duket ka trashëguar shumë nga prindërit e saj.

“Qe kur mbushem 1 vjeç kënga jone e preferuar kur vijnë festat” ka shkruar Miriam përkrah videos./Indeksonline/