75 Mall Live Search
19:41 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

Vajza e përfshirë në skandalin me Safet Gjicin vendoset në arrest shtëpiak

Përveç masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Safet Gjicin, mësohet se masë sigurie ‘arrest shtëpie’ është dhënë dhe për vajzën në videon intime të regjistruar në zyrat e ish kryebashkiakut të Kukësit.

ABC News raporton se ndaj Alma Kacit është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Në videon që bëri bujë në media, dilte në pah edhe biseda e Safet Gjicit me Kacin për një tender për sterilizimin e qenve.