Vajza e raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj, kthehet në shtëpi
Një vajzë nga Ferizaj, e cila ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë, është kthyer në shtëpinë e saj në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vajza ishte raportuar e zhdukur që nga 6 marsi 2026, rreth orës 14:00.
Ndërkaq, më 10 mars 2026 është raportuar se ajo është kthyer në shtëpinë e saj dhe se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./IndeksOnline/

