Vajza e raportuar si e zhdukur në Prizren, gjendet pa shenja jete
Në emergjencën e spitalit në Prizren gjatë ditës së djeshme është sjellë trupi i pajetë i një femre nga fshati Mazrek.
Viktima në fjalë ishte raportuar dje si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji i saj në afërsi të shtëpisë, transmeton Indeksonline.
Sipas raportit të policisë u bë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/