11:00 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vajza e regjisorit më të famshëm në botë, thotë se do të bëhet yll i pornografisë

Mikaela Spielberg, 26 vjeçe, vajza e kineastit legjendar Steven Spielberg dhe gruas së tij aktore Kate Capshaw, zbuloi se do të nisë të publikojë video pornografike.

Në një prononcim për The Sun, Mikaela tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licensën si striptiste.

Vajza e regjisorit të “E.T.” qartësoi se i njoftoi prindërit mbi vendimin e marrë përmes një videotelefonate fundjavën e shkuar.

Mikaela pranon se ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit kur ishte më e vogël, kryesisht ngaqë u dërgua me shkollë larg shtëpisë. Por sipas saj, fajin s’e kanë prindërit.

“Nuk është faji i prindërve të mi,” thotë Mikaela, që u adoptua nga Steven dhe Kate kur ishte foshnjë. “S’kishin nga ta dinin.”

Teksa rritej dhe fitonte më shumë vetëbesim, Mikaela thotë se “u lodh nga pamundësia për të kapitalizuar trupin e saj.”

“Dhe u lodha duke punuar ditë për ditë në një punë që s’më ushqente shpirtin,” thotë ajo për The Sun. “Mendoj se me këtë lloj pune do të kënaq njerëz të tjerë dhe prandaj më bën të ndihem mirë.”

Mikaela rrëfeu se kjo zgjedhje është bërë me vetëdije të plotë dhe me dëshirë. “Ky nuk është fundi i tunelit,” thotë ajo. “Kjo është një zgjedhje pozitive dhe fuqizuese. S’ka pse të më vijë turp nëse dua të bëj diçka të sigurt, të shëndoshë dhe konsensuale.”

Sidoqoftë, ajo premton të mos bëjë seks në kamera me dikë tjetër si shenjë respekti ndaj të fejuarit të saj, Chuck Pankow.

Porsi Mikaela, një tjetër fëmijë Spielberg do t’i futet industrisë së filmave. Vëllai i saj, Sawyer Spielberg, debutoi si aktor në filmin “Honeydew.”