75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / AR

Vajza e rekordeve, Taylor Swift bën “goditjen” e radhës

Taylor Swift do të futet në Sallën e Famës së Kompozitorëve në vitin 2026, u njoftua në CBS Mornings më 21 janar.

Në moshën 36 vjeç, Swift u bë gruaja më e re që mori këtë nder në gati një dekadë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja i bashkohet grupit të shquar të të pranuarve, përfshirë Alanis Morissette, Kenny Loggins, Gene Simmons dhe Paul Stanley të KISS, Christopher “Tricky” Stewart, dyshen Terry Britten dhe Graham Lyle, dhe Walter Afanasieff.

Ndër këngët e njohura të nënshkruara nga anëtarët e rinj janë hiti i festave i Mariah Carey-t “All I Want For Christmas Is You” (Afanasieff), kënga “What’s Love Got To Do With It” e Tina Turner-it (Britten dhe Lyle) dhe kënga “Single Ladies” e Beyoncé-s, në të cilën Stewart punoi si producente dhe bashkëshkruese./Indeksonline/