10:54 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vajza e Remzije Mustafës ritakohet me nënën, falenderon ata që ndihmuan për gjetjen e saj

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës e cila ishte zhdukur që nga 6 nëntori, ka publikuar një fotografi prekëse, duke shtrënguar dorën e nënës së saj e cila u gjet mbrëmë.

Anita ka falenderar të gjithë ata që kontribouan për gjetjen e Remzije Mustafës.

“Në pamundësi që t’ ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj se nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo.