Vajza e Robin Williams në gjendje të rënduar emocionale/ Kërkon nga njerëzit të mos i dërgojnë video të babait, të gjeneruara me AI

Zelda Williams, vajza e Robin Williams, u ka kërkuar njerëzve të ndalojnë së dërguari video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të babait të saj.
“Ju lutem, thjesht ndaloni së më dërguari video të babait me inteligjencë artificiale,” shkroi Zelda Williams në Instagram.
“Ndaloni së besuari se dua ta shoh ose se do ta kuptoj, nuk e kuptoj dhe nuk do ta kuptoj. Nëse po përpiqeni të më tallni, kam parë shumë më keq, do të kufizohem dhe do të vazhdoj përpara.
Por ju lutem, nëse keni sadopak mirësjellje, thjesht ndaloni së bëri këtë me të dhe me mua, madje me të gjithë, pikë. Është budallallëk, është humbje kohe dhe energjie, dhe më besoni, nuk është ajo që ai do të donte”, u shpreh ajo
Kjo nuk është hera e parë që Zelda Williams, ka kritikuar versionete krijuara të babait të saj me inteligjencë artificiale, i cili vrau veten në vitin 2014 në shtëpinë e tij në Kaliforni.
Në vitin 2023, në një postim në Instagram duke mbështetur një fushatë kundër inteligjencës artificiale nga sindikata amerikane e mediave SAG-Aftra, Zelda i përshkroi përpjekjet për të rikrijuar zërin e tij si “shqetësuese”, ndërsa tregoi edhe për implikimet më të gjera.