75 Mall Live Search
21:50 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza e Selimit në përkrahje të babait dhe Lushtakut, publikon një fotografi të paparë më herët

Edhe pse u lirua nga burgu në Kosovë, ish-komandantit të UÇK-së ,Sami Lushtaku po i duhet të përballet me një proces tjetër gjyqësor.

Lushtaku u nis sot për në Hagë, ku me datën 18 pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Përpos Lushtakut i ftuar për t’u intervistuar është ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili këto ditë gjendet i shtrirë në Klinikën e ORL-së në QKUK.

Ndryshe ditë më parë avokati mbrojtës i Selimit, Tomë Gashi bëri të ditur se janë duke u përpjekur për të negociuar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e Selimit në Prishtinë, kur gjendja e tij shëndetësore të normalizohet, shkruan Indeksonline.

Por në përkrahje të babait dhe mikut të tij doli sonte edhe vajza e Sylejman Selimit. Ajo publikoi së fundi në rrjetet sociale një fotografi të Lushtakut dhe Selimit me bashkëshortet.

Duhet përkujtuar që Selimi vazhdon që ende të jetë i burgosur në Burgun e Dubravës./Indeksonline/