Vajza e T.I heq reperin nga Instagrami, pas skandalit rreth kontrollit, që i bën për virgjëri
Reperi T.I ka humbur të paktën një ndjekës në Instagram e tij.
Vajza e tij, Deyjah Harris e ka hequr babain e saj nga Instagrami. Kjo ka ndodhur për arsyen se reperi 39- vjeçar tha se ai e dërgon vajzën e tij për ta vizituar te gjinekologu për t’u siguruar se himeni i saj është e paprekur, transmeton Indeksonline.
Është e paqartë se kur ajo largoi babain e saj nga rrjetet sociale, por Deyjah gjithashtu nuk është më duke e ndjekur as gruan e T.I, Tameka “Tiny” Cottle.

Gjatë episodit të podcast-it, i cili është fshirë që nga ajo kohë, reperi mburrej se ai e dinte se vajza e tij ishte ende e virgjër, sepse himeni i saj ishte akoma e paprekur.
“Ne kemi vizita të rregullta vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”, tha ai. “Që nga ditëlindja e saj e 18-të, himeni e saj është akoma e paprekur.”

Reagimi nga fansat dhe të famshmit ishte i shpejtë, të shumtë ishin ata që e thërrisnin reperin për praktikën e vjetëruar, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur “shkelje të të drejtave të njeriut të vajzave dhe grave” dhe “nuk ka asnjë vlefshmëri shkencore”.
Vajza 18 vjeçare ende nuk u është drejtuar publikisht komenteve të babait të saj por ajo së fundmi ka pëlqyer një seri me postime duke i quajtur veprimet e tij “të neveritshme, poseduese dhe kontrolluese”.
Nga ana tjetër, T.I ende nuk i ka komentuar këto deklarata./Indeksonline/