75 Mall Live Search
09:38 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza e Trump kandidate për të marrë drejtimin e Bankës Botërore?!

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump mund të marrë drejtimin e Bankës Botërore.

Sipas një raporti të ‘Financial Times’ ka shumë mundësi që Ivanka Trump të bëhet liderë e Bankës Botërore, transmeton Indeksonline.

Përveç saj, është përmendur edhe emri i ish-ambasadores Nikki Haley. Po ashtu edhe emrat si Mark Green dhe David Malpass thuhet se mund të kandidojnë.

Mark Green është udhëheqës i Departamentit Amerikan të Zhvillimit Ndërkombëtar, kurse Malpass është përfaqësues i lart në Ministrinë e Financave.

Udhëheqësi aktual Jim Yong Kim ka paralajmëruar që do të largohet nga posti i drejtuesit të bankës me 1 shkurt. Ky vendim ishte i befasishëm.

Propozimet për kandidatë në Bankën Botërore do të pranohen nga shkurti./Indeksonline/