20:05 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vajza e vogël e Ermal Fejzullahut mbush 1 vit, pamje nga festa si në përralla

Vajza më e vogël e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe Arianës ka mbushur 1 vjet.

Për ditëlindjen e parë të Anës, prindërit përgatitën një festë të mrekullueshme, ndërsa sollën pamjet përmes rrjeteve sociale.

E dekoruar me shumë shije, dhe ngjyra të gjalla femërore, festa ngjante si e një princeshe nga përrallat.

Ndërsa, përmes Instagramit si Ermali ashtu edhe Ariana kanë postuar fotografi duke bërë edhe një urim të veçantë për të bijën.

“Urime d1 vjetori sugarica e babit të dua sa krejt bota”, teksa Ariana shkruan:  Kush ma shton dashurinë ,kush mi jep jetës kuptim…..Kush ma ngrohë shpirtin që në mëngjes ,kush pos diellit tim që më ngrohë që sot u bëre 1 vjeqe. Urime shpirti i mamit Ana , edhe 100 me ne , dhe motra e vëlla./Indeksonline/