12:24 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vajza e vogël goditet fuqishëm nga vetura, hidhet në këndin tjetër, por shpëton

Një video është publikuar në rrjetet sociale, ku tregon momentin e frikshëm teksa një vajzë e vogël goditet nga vetura.

Ajo goditet nga njëra veturë duke u hedhur tek tjetra, gjatë kalimit në zebra.
Vajza e vogël ishte duke kaluar nëpër zebra në qytetin e Sulkowice të Polonisë, përpara se makina e tipit ‘Toyota RAV4’ përplas atë, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht goditjes, ajo arriti të zgjohet në këmbë me ndihmën e një kalimtari dhe të vazhdojë tutje. Përkundër forcës së madhe të përplasjes, vajza e paidentifikuar pësoi vetëm thyerje të vogla përderisa nuk dihet nëse shoferi i Toyota-s përballet me ndonjë dënim./Indeksonline/