14:27 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vajza e vogël Hana, fansja më e flaktë e këngës së re të Mozzik

Reperi i njohur shqiptar Mozzik, së fundmi ka lansuar këngën ‘Dhelpen dinake’ e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Një nga fanset më të flakta të kësaj kënge duket se është vajza e tij Hana, e cila është parë me anë të pamjeve që ka shpërndarë Mozzik, duke shijuar tingujt e këngës së re të Mozzik, shkruan Indeksonline.

Duket se Mozzik e ka shfrytëzuar rastin sa ishte pjesë e një koncerti në Zvicërr, për ta takuar vajzën e tij Hanën.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre dhe ajo që ka mbetur nga kjo lidhje është vajza e vogël Hana, e cila me ëmbëlsinë e saj po i gëzon dhe motivon vazhdimisht ata. /Indeksonline/