75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 30 Maj 2021 / AR

Vajza gëzohuni: Big ndërron mendje dhe rikthehet në “Sex and the city”

Chris Noth deklaroi pak kohë më parë se nuk do të jetë pjesë e rikthimit të “Sex and the city”, por aktori i cili luante rolin e Big, duket se ka ndërruar mendje.

HBO Max ka njoftuar se Noth do të rikthehet me rolin e Mr.Big në serialin me titull “And just like that”, që është rikthim i “Sex and the city”.

“Jam i lumtur që do punoj me Chris në “And just like that”. Si mund ta rikthenim “Sex and the city” pa Bigun?”-tha producenti ekzektuiv Michael Patrick King.

Noth do të jetë partneri i Sarah Jessica Parker, pra Carrie-t. Në serialin e ri, Carrie dhe Big do të jenë duke vazhduar jetën e tyre në Neë York. Nuk e dimë çfarë e ka bërë Noth të ndërrojë mendje e të pranojë ofertën për t’u rikthyer. Ndoshta ndonjë shumë e majme parash?