20:27 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza këto janë disa arsye pse djemtë mund t’ju braktisin!

Edhe pse shumë vajza mund të mendojnë se janë perfekte, në fakt ka disa arsye se pse një mashkull mund të humbë interesin.

5 arsye pse meshkujt i braktisin vajzat i gjeni më poshtë:

Duken të inatosura

Sociologu Jess Carbino studion sjelljen e njerëzve në takimet e para. Siç rezulton shumë gra përpiqen të qëndrojnë në takimet e para si në fotot e Instagram-t, dhe kjo gjë i bën ato të duken të ftohta dhe mendjemëdha. Meshkujt kur e zgjedhin partneren, preferojnë që vajzat të jenë të lirshme dhe të buzëqeshura.

E vënë shumë theksin tek martesa

Ka disa vajza që e shprehin dëshirën e tyre për martesë që në takimin e parë. Kjo gjë mund t’i trembë paksa meshkujt, pasi në takimet e para është shpejt për të folur për kurorëzim.

I komplikojnë gjërat

Shumë gra janë të prirura të jenë shumë dramatike dhe të shpikin probleme edhe aty ku nuk ka. Shumica e njerëzve kanë një mendje të qartë dhe logjike, dhe gratë shpesh i kushtojnë shumë vëmendje detajeve të panevojshme.

Nuk kujdesen për pamjen e tyre

Shumë meshkuj e konsiderojnë bukurinë e një gruaje pasurinë e tyre më të vlefshme. Sigurisht, karakteri i tyre, inteligjenca dhe tiparet e tjera të personalitetit janë gjithashtu shumë të rëndësishme, por pamja e tyre është gjëja e parë që njerëzit (jo vetëm meshkujt) vënë re. Vajzat me sjellje të mirë dhe një buzëqeshje të bukur bëjnë një përshtypje të mirë. Nuk ka rëndësi nëse përputhen me standardet moderne të bukurisë apo jo. Për më tepër, gratë zakonisht përdorin qerpikët e rreme, bëjnë buzët e tyre dhe grimohen shumë. Por të gjitha këto gjëra vetëm i largojnë njerëzit, prandaj kini kujdes. Duhet të jeni më natyrale.

Jetojnë në një botë përrallash

Dramat e Hollyëood-t e kanë shkatërruar jetën e shumë njerëzve. Klishet e përdorura në filma romantikë janë aq larg nga realiteti saqë ka shumë pak njerëz që mund të përputhen me to. Kjo nuk do të thotë që njerëzit me këmbë në tokë kanë më shumë mundësi për të gjetur dashurin se ëndërrimtarët, por çiftet duhet të ëndërrojnë së bashku.