22:42 / E Diele, 08 Shtator 2019

Vajza mbetet shtatzënë pas seksit anal; ja çfarë zbulojnë mjekët

Shpeshherë lexojmë në manualet e ndryshme të edukimit seksual apo dhe diskutojmë në biseda mes miqsh se seksi anal është mënyra më e mirë për të mos mbetur shtatzënë. Por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të kini dyshime serioze për këtë gjë.


Urologu Brian Steixner, drejtor i Institute of Men’s Health në Jersey Urology në Atlantic City, ka bërë të ditur se ka trajtuar një paciente që kishte mbetur shtatzënë pas kryerjes së seksit anal me partnerin e saj.


Ajo kishte një sëmundje të rrallë të quajtur “keqformim kloakal”, i cili prek një në 50,000 njerëz. Kjo ndodh kur në fazat e parë të shtatzënisë, zorra e trashë, vagina dhe mitra nuk arrijnë të ndahen në tre tuba të veçanta. Kjo gjendje e rrallë mund të trajtohet me anë të operacionit për të krijuar tre kanale të ndara. Vajza i ishte nënshtruar një operacioni të tillë kur ishte e re, por si duket procedura nuk ka shkuar ashtu siç duhet.


Ajo kishte kryer vetëm seks anal para se të ngelej shtatzënë, ndoshta ngaqë ajo nuk kishte mundësi të penetrohej në vaginë. Pasi bënë disa teste, mjekët kuptuan se gruaja kishte ngelur shtatzënë nga seksi anal. Në këtë rast, çdo formë e lindjes natyrale është e pasigurt, thotë doktori, prandaj kanë vendosur që pacientja të lindë me anë të operacionit.