11:29 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vajza me burrë rrah nënën në Prishtinë

Një rast i çuditshëm është raportuar të enjtën në Polici.

Një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vajza dhe dhëndri i saj të dy K/Shqiptarë, të cilët janë duke jetuar në një shtëpi të përbashkët edhe pse viktima pretendon se ka një vendim të gjykatës, sipas të cilit të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por ai vendim nuk ishte ekzekutuar deri më tash.

Policia njofton se të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/